Politizimi i vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rastet e mashtrimit në numërim, hedhin hije mbi integritetin e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe janë burim shqetësimi, është konstatuar në raportin e ekspertëve të Bashkimit Evropian për Zgjedhjet.
Në raportin final, që tashmë u është dorëzuar edhe udhëheqësve të shtetit, është thënë se këto zgjedhje parlamentare në përgjithësi u zhvilluan në mënyrë efikase dhe transparente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër çështjen e politizimit, raporti flet për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe, e që më pas si vendim u përmbys nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Ndërsa përgjithësisht gjithëpërfshirës, regjistrimi i kandidatëve u minua përsëri nga moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pavarësisht përmbushjes së të gjitha kërkesave të përcaktuara me ligj; kandidatët e saj u certifikuan përfundimisht nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Në një tjetër vendim të diskutueshëm që ngriti dyshime në lidhje me bazën e tij ligjore, një nga kandidatët nga lista e koalicionit VAKAT u refuzua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe më pas nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata e Lartë, pavarësisht përmbushjes së të gjitha kërkesave për kandidaturë të përcaktuara në ligj”, thuhet në raport.
Sipas raportit, fushata ka qenë e zbehtë dhe se ka pasur “lodhje të votuesve”. Po ashtu është thënë se interneti dhe mediat sociale janë bërë kanali kryesor i komunikimit të kandidatëve. Interneti po ashtu është ndër burimet e dezinformimit.
Sa i përket kuadrit ligjor, raporti ka thënë se ka nevojë për përmirësim të ligjit zgjedhor për të siguruar qartësi më të madhe, harmonizim e mbikëqyrje efektive në raport me shkeljet e Kodit të Sjelljes.
Dita e zgjedhjeve është cilësuar si e qetë dhe e rregullt. E për rinumërimet që më pas nxorën shumë manipulime, raporti ka thënë se kjo “minoi integritetin e fazës së numërimit dhe tabelimit”.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, që u mbajtën pasi Vetëvendosje dështoi të formonte Qeverinë nga zgjedhjet e shkurtit, kjo parti doli sërish bindshëm e para me 57 ulëse në Kuvend. Pas saj Partia Demokratike fitoi 22 mandate, Lidhja Demokratike 15 e Aleanca për Ardhmërinë 6.
Kosova rrezikon të ketë zgjedhje sërish po që se deri më 28 prill nuk zgjidhet presidenti.
Ekspertët Zgjedhorë të BE-së qëndruan në Kosovë më 16 dhjetor deri më 14 janar. BE-ja ka dërguar misione vëzhgimi zgjedhore në disa raste deri tash. Në raport është thënë se nga zgjedhjet e shkuara, shumë nga rekomandimet janë shqyrtuar dhe janë pasqruar në ligjin dhe rregulloret e reja zgjedhore.