Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova sërish vlerësohet si shtet “pjesërisht i lirë”

flamur

Foto: Driton Paçarada

Kosova është vlerësuar sërish si shtet “pjesërisht i lirë” në raportin e fundit vjetor të organizatës Freedom House, me 61 nga 100 pikë për vitin 2025. 

Në raport thuhet se pavarësisht përballjes me presion të madh politik, gjykatat në Kosovë kanë nxjerrë vendime që dëshmojnë pavarësinë e tyre.

Ndërkohë, thuhet se kriza politike e institucionale vitin e kaluar ndikoi në përparimin në pavarësinë në gjyqësor. 

“Në Kosovë, për shembull, ligjvënësit e sapozgjedhur nuk ishin në gjendje të formonin një qeveri për pjesën më të madhe të vitit, ndërsa qeveria në detyrë thuhet se e tejkaloi mandatin e saj teknik, duke rezultuar në zgjedhje të parakohshme; bllokimi i zbehu përparimet e vendit në pavarësinë gjyqësore dhe sigurinë fizike”, thuhet në raportin e publikuar më 19 mars.

Sipas Freedom House, 88 shtete janë renditur si të lira, pjesërisht të lira 48, e jo të lira 59. 

Edhe Kosova përparon për 15 vende në lirinë e shtypit, KOHA identifikohet si medium me ndikim LAJMET E MBRËMJES Kosova përparon për 15 vende në lirinë e shtypit, KOHA identifikohet si medium me ndikim

Në shtetet pjesërisht të lira janë vlerësuar edhe Shqipëria me 69 pikë, Maqedonia e Veriut me 67 pikë, Mali i Zi me 68 pikë, Bosnja e Hercegovina me 54 pikë dhe Serbia me 53 pikë. 

Raporti vlerëson përparimin e shteteve bazuar te vlerësimet në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare.