Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ushtrim i gjerë fushor me skenar “Rrëzimi i Aeroplanit Komercial” në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent-AME e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me mandat koordinues qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahje, organizim dhe asistencë nga Komanda e KFOR-it dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, prezentë në Kosovë që kanë mandat reagimin në incidente specifike, kanë planifikuar realizimin e Ushtrimit Fushor “MASCAL 2017” me skenar: “Rrëzimi i Aeroplanit Komercial”, ku si pasojë ka lëndime në masë.

Zhvillimi i ushtrimit do ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për Menaxhimin Emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezentë në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.

Objektivat kryesore të ushtrimit janë, Komunikimi dhe Koordinimi në incidente të karakterit kombëtar, Reagimi i koordinuar midis faktorit vendor dhe ndërkombëtar, bazuar në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave (SIME) dhe Planin e Reagimit Kombëtar (PRK), si dhe Rimëkëmbja pas situatave të kësaj natyre.

Në ushtrim do të marrin Pjesë:

- Agjencia e Menaxhimit Emergjent-Planifikimi dhe koordinimi

Edhe Ushtrime fushore te aeroporti i Gjakovës për menaxhimin e fatkeqësive Arbëri Ushtrime fushore te aeroporti i Gjakovës për menaxhimin e fatkeqësive

- Aeroporti i Gjakovës – vendimmarrja

- Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës - AACK

- Komisioni për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve Aeronautike - KHAIA

- Reaguesit e parë si Zjarrfikësit, Shërbimet mjekësore emergjente dhe Policia e Kosovës,

- Reaguesit e dytë: Forca e Sigurisë së Kosovës dhe

Edhe Në aeroportin e Gjakovës u realizuan ushtrime fushore për menaxhim të fatkeqësive Arbëri Në aeroportin e Gjakovës u realizuan ushtrime fushore për menaxhim të fatkeqësive

- Reaguesi i tretë, KFOR-i.

Ky ushtrim planifikohet që të mbahet në javën e fundit të muajit gusht.