Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP-ja rihap konkurs për 137 bashkëpunëtorë të jashtëm

Konkursi i korrikut për bashkëpunëtorë të jashtëm në Universitetin e Prishtinës ka vazhduar edhe në tetor.

Në kohën kur do të duhej të fillonte viti akademik, UP ka rihapur konkursin edhe për 137 bashkëpunëtorë të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prorektori për Çështje Mësimore ka thënë se në mungesë të buxhetit, angazhohet numër i madh i bashkëpunëtorëve të jashtëm, raporton KTV.

Ndërkaq, për vonesat me konkursin, Bytyqi thotë që të gjitha orët e humbura do të zëvendësohen para përfundimit të semestrit dimëror.

Konkursi ende nuk ka përfunduar, e për këtë, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, thotë që ekziston edhe mundësia e manipulimit.

Ndërkaq, tashmë, Universiteti i Prishtinës po përgatitet të hapë edhe konkurs për staf të rregullt.

E numri i pozitave të lira nëpër fakultete pritet të arrijë deri në 65 profesorë e asistentë.