Fondi për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka reaguar pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë persona. Rasti ndodhi të shtunën, ndërsa të pesë të dyshuarit janë arrestuar.
UNICEF ka thënë se është shumë me rëndësi që viktima të merret nën mbrojtje të menjëhershme dhe të garantohet drejtësia me masa përkatëse mbrojtëse.
“Organizata UNICEF është e tronditur dhe tejet e brengosur nga raportimet për sulmin seksual ndaj një vajze 11-vjeçare në Prishtinë të shtunën. Është kritike që fëmija në fjalë të merret nën përkujdesje dhe mbrojtje të menjëhershme dhe të garantohet drejtësia me masa përkatëse mbrojtëse, shërbime dhe konfidencialitet për fëmijën përgjatë tërë procesit. Mbrojtja e dinjitetit dhe privatësisë së fëmijëve të mbijetuar të dhunës është tejet e rëndësishme”, thuhet nga UNICEF-i.
UNICEF-i ka thënë se mbështet thirrjet e institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile për llogaridhënie lidhur me këtë shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe për t'i dhënë fund mosndëshkimit të dhunës ndaj vajzave dhe grave.
“Mbrojtja nga dhuna dhe abuzimi është e drejtë e çdo fëmije, siç edhe parashihet me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës (KDF). UNICEF-i u bën thirrje autoriteteve përkatëse që ta rrisin mbrojtjen e vajzave dhe djemve nga të gjitha format e dhunës, si dhe të sigurojnë ofrimin e shërbimeve cilësore për viktimat dhe familjet e tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet nga UNICEF-i.
-
Edhe një person arrestohet për “ndihmë” në dhunimin e 11-vjeçares
-
Nisin hetimet për verifikim nëse kishte neglizhencë të policëve në rastet e dhunimit të 11-vjeçares
-
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore kërkon drejtësi për 11-vjeçaren e dhunuar
-
Arrestohet i dyshuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares
-
Policia në kërkim të të dyshuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares