Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Edhe një person arrestohet për “ndihmë” në dhunimin e 11-vjeçares

Ka shkuar në 13 numri i të arrestuarve nën dyshimin për dhunim të një 11-vjeçareje, në dy raste, në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën është ndaluar edhe një i rritur nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “ndihmës” në kryerjen e dhunimit. Ai është arrestuar për rastin që dyshohet se ka ndodhur në qershor.

Në gusht qenë arrestuar pesë persona nën dyshimin për dhunim të 11-vjeçares. Pas publikimit të rastit, u bë e ditur se kjo s’ishte hera e parë që fëmija ishte viktimë e dhunimit.

Pos pesë të arrestuarve në gusht, më vonë u arrestuan edhe shtatë të tjerë, kryesisht për rastin e qershorit.

Prokuroria ka thënë se do të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit.