Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se është duke intervistuar edhe personin e pestë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Sipas njoftimit, veprimet e mëtejme lidhur me të dyshuarin do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
“Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policor është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin 'dhunim' të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, rasti i dhunimit të 11-vjeçares ka ndodhur më 27 gusht, ku fëmija dyshohet se u dhunua nga pesë të dyshuarit në Prishtinë për disa orë.
Ndaj dy prej të dyshuarve të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për secilin.
-
Nis seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares
-
Një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares kishte 9 aktakuza dhe gjykime dënuese
-
Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për dy të dyshuarit e tjerë për dhunimin e 11-vjeçares
-
Policia në kërkim të të dyshuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim