Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona dhe ka identifikuar të dyshuarin e pestë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
“Pas hetimeve intensive të kryera nga hetuesit rajonal kompetentë, sot më 29.08.2022 janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar, përderisa është identifikuar edhe personi i pestë i dyshuar për përfshirje në rastin ‘dhunim’”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër persona, personi i pestë është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjetur dhe tashmë është në kërkim policor.
“Polica e Kosovës është e përkushtuar në trajtimin e rastit të lartcekur në mënyrë sa më profesionale dhe kryerësit e këtij akti të sillen para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet i dyshuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për dhunim
-
Arrestohet njëri i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prishtinë, tjetri në arrati
-
Aktakuzë ndaj tetë të dyshuarve për dhunim të 11-vjeçares në qershor