Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka bërë të ditur se me udhëzimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan është themeluar “Platforma e Paqes për Ballkanin”, e cila synon të kontribuojë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Takimi i parë u mbajt të shtunën në Stamboll, në nivel ministrash të Jashtëm, ndërsa Kosovën e përfaqësoi ambasadori Agon Vrenezi.
Fidan në një postim vonë të shtunën ka shkruar se platforma ka krijuar një hapësirë joformale dialogu politik “të sinqertë dhe të orientuar drejt qëllimeve konkrete”. Ai theksoi se synimi është institucionalizimi i bashkëpunimit mbi bazën e përfshirjes dhe pronësisë rajonale, si dhe nxitja e projekteve që fokusohen në mirëqenien e përbashkët.
Në takim u ra dakord për shkëmbim informacioni mbi proceset e anëtarësimit në BE, diskutime mbi çështje si arsimi, industria e mbrojtjes dhe problemet rajonale. Po ashtu, u vendos që në të ardhmen kjo platformë të mblidhet edhe në nivel liderësh, me mbledhjet që do të zhvillohen rregullisht çdo gjashtë muaj në Stamboll.
“E kemi theksuar se kjo nismë nuk është një alternativë ndaj mekanizmave ekzistues, por përkundrazi i mbështet ato. Turqia i jep rëndësi strategjike paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj konstruktiv”, deklaroi Fidan.
Postimi i Fidan:
Balkanlar’da barış ve istikrara katkı sunmak amacıyla Sayın Cumhurbaşkanımızın talimatıyla kurduğumuz “Balkanlar Barış Platformu”nun birinci toplantısını Dışişleri Bakanları seviyesinde, bugün, İstanbul’da gerçekleştirdik.
Bu platform, siyasi düzeyde samimi ve hedefe dönük… pic.twitter.com/T5S5S2M7XB