Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
KRU Prishtina bën të ditur se si shkak i kësaj ka rritje të turbullirës me mbi 30 NTU, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë, transmeton Koha.net.
“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi detyruar nga ora 02:00 e mesnatës ( 5 qershor 2019 ) të ndërprejmë trajtimin e ujit në FPU Shkabaj dhe FPU Drenas. Si pasojë e kësaj, disa zona mund të ndjejnë mungesë të furnizimit me ujë, veçanërisht zonat rurale dhe komuna e Drenasit në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.
Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, do të rikthehet gjendja normale me trajtim dhe furnizim.
-
Problemet me furnizim, KRU “Prishtina” njofton për turbullimin e ujit në kanalin e Ibër-Lepencit
-
Turbullira pas reshjeve të shiut, Fushë-Kosova e Drenasi pa ujë
-
ITU Shkabaj jashtë funksionit, reduktime uji në Prishtinë dhe rrethinë
-
Disa komuna mbeten pa ujë të pijshëm shkaku i vërshimeve
-
Disa zona në Prishtinë me reduktime uji