Tre milionë euro janë paraparë si investime për rregullimin e shtratit të lumit Lumëbardhi në Deçan. “Ky është një ndër projektet më kapitale të Komunës, i cili do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve deçanas dhe do të ruajë florën dhe faunën si pasuri e çmuar natyrore”, ka theksuar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për realizimin e projektit këto ditë.
Duke e vlerësuar si ndër projektet e domosdoshme për Komunën dhe qytetarët siç ka thënë Ramosaj, do të ndërtohet një shëtitore, që do të jetë një korridor ku do të shërbejë për lëvizje të lirë si edhe pjesa përgjatë lumit, me këtë projekt do të shndërrohet në zonë atraktive, të biznesit, zonë turistike dhe për pushim të qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.
Projekti është planifikuar që të realizohet brenda 36 muajsh dhe për këtë projekt Komuna, ka alokuar për sivjet 500 mijë euro, ndërsa për vitet në vijim, siç thuhet në njoftimin e Komunës, mjetet e tjera prej 2 milionë 489 mijë eurosh do të jepen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim
-
As në komunat e qeverisura nga LVV-ja nuk zbatohet vendimi për lumenjtë
-
Selmanaj premton rivitalizimin e Lumbardhit në Prizren, e Rama park botanik në Prishtinë
-
Buja prezanton projektin për Sitnicën
-
Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm – ndër premtimet kryesore të kandidatëve për kryetar të Deçanit