Zyrës së Prokurimit të Komunës së Deçanit i duhet ta rivlerësojë tenderin e projektit për rregullimin e shtratit të Lumëbardhit.
Kështu ka vendosur Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), pas ankesës së një operatori ekonomik, që kishte ofertuar në këtë tender me vlerë të parashikuar prej 4.7 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.
Gjykata e tenderëve e ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit për këtë aktivitetet të prokurimit të shpallur nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Deçanit.
“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘Rregullimi i shtratit te lumit Lumëbardhë në Deçan’ dhe lënda kthehet ne rivlerësim”, thuhet në vendimin e OSHP-së për këtë aktivitet të prokurimit të Komunës së Deçanit në të cilin kanë ofertuar gjashtë operatorë ekonomik.
Sipas vlerësimit të ekspertit shqyrtues, siç thuhet në këtë vendim të Gjykatës së Tenderëve, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nuk është bërë në harmoni me të gjitha dispozitat ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
OSHP-ja kthen në rivlerësim projektin 3-milionësh në Deçan
-
OSHP-ja gjen për herë të dytë shkelje në tenderin 2-milionësh të Komunës së Prishtinës
-
Kërkesat e dyshimta e dërguan në OSHP tenderin dy milionësh për ndërtimin e varrezave të Deçanit
-
Kthehet në rivlerësim prokurimi për infrastrukturën e Parkut të Biznesit në Prizren
-
Kthehet në rivlerësim tenderi për lumenjtë dhe përroskat