Tenderin për asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Deçanit, Zyra e Prokurimit të kësaj komune duhet sërish ta rivlerësojë.
Ky është vendimi i Gjykatës së tenderëve që ka sjellë për këtë aktivitet të prokurimit për projektin mbi 3 milionë euro. Autoriteti Kontraktues-Komuna e Deçanit e kishte shpallë në prill njoftimin për kontratë për këtë projekt, në të cilin ofertat e tyre i kishin deponuar katër operatorë ekonomikë, shkruan sot Koha Ditore.
Në mesin e qershorit Autoriteti Kontraktues kishte dhënë njoftimin për dhënie të kontratës për këtë tender konsorciumit nga tre operatorë “Arfa & Eskavatori & Euroasphalt”. Me këtë vendim nuk ishte pajtuar konsorciumi tjetër konkurrues në këtë tender “Rsm Company & Jehona”, i cili i kishte paraqitur brenda afatit të caktuar kërkesë për rishqyrtim Autoritetit Kontraktues, por ky i fundit e kishte refuzuar kërkesën për rishqyrtim si të pabazuar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
OSHP-ja kërkon rivlerësim të projektit për Lumëbardhin
-
OSHP-ja gjen për herë të dytë shkelje në tenderin 2-milionësh të Komunës së Prishtinës
-
Prokurimi për dekorimin e Prizrenit për fundvit përsëritet për të tretën herë
-
Kërkesat e dyshimta e dërguan në OSHP tenderin dy milionësh për ndërtimin e varrezave të Deçanit
-
Prizren, tenderi për transportin e mësimdhënësve dhe të të punësuarve në administratë sërish në rivlerësim