Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve Rada Trajkoviq ka thënë sot se kushti i saj i vetëm për hyrje në një koalicion me partitë opozitare serbe nga Kosova është kundërshtimi i Listës Serbe dhe politikës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Trajkoviq, e cila është edhe anëtare e Aleancës për Kosovën, deklaroi se asnjë prej partive në veri të Kosovës nuk ka hyrë në koalicionin parazgjedhor, të nënshkruar sot në Graçanicë, por shtoi se negociatat janë duke u zhvilluar dhe beson se koalicioni i ri ka mbështetjen e qytetarëve serbë nga veriu, transmeton KP.
Nënshkruesit e marrëveshjes së koalicionit janë Nenad Rashiq (PDS), Rada Trajkovic (EPS), Dragisha Miriq (NPK), Slavisha Petkoviq dhe Branislav Markoviq, ka njoftuar Partia Demokratike Progresive (PDS) e Nenad Rashiqit.
Lista Serbe ka bërë të ditur më herët se lidhur me pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e tetorit do të bashkërendojë vendimet me Beogradin zyrtar.
-
Rada Trajkoviqi godet Listën Serbe, thotë se “me Radoiçiqin në krye, s’ka kredibilitet”
-
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
-
Ndërhyrja e Vuçiqit dhe joshjet financiare me ndikim në votën e serbëve në Kosovë
-
Partitë rivale të Listës Serbe të rrezikuara nga presioni i Beogradit
-
Trajkoviq: “Kompromisi” i Vuçeviqit, përpjekje për ta ndarë Kosovën