Janë duke protestuar brenda godinës së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, shtetas që deri tash kanë gëzuar njëkohshëm pensione si ish-pjesëtarë të TMK-së dhe ato të veteranit të UÇK-së.
Sipas burimeve të Kohës Ditore protesta është duke u mbajtur brenda hollit të ministrisë, shkaku se njëri pension iu është ndalur.
"Raporti i auditorit ka gjetur se kemi të bëjmë me shkelje ligji, meqë iu janë dhënë nga dy pensione. Pas publikimit të raportit, pensioni si ish-pjesëtarë të TMK-së iu është ndalur. Meqë tash nuk po i realizojnë dy pensione, kanë ardhur në protestë brenda Ministrisë", ka thënë ky burim./B.Krasniqi/
Artikuj të ngjashëm
-
Ultimatum Reçicës, ish-pjesëtarët e TMK-së dhe UÇK-së kërkojnë t’i marrin dy pensionet
-
Pensionistët protestojnë, i presin deputetët me pankarta dhe lule
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë para Kuvendit
-
Punëtorë të KEK-ut me protestë kërkojnë t’u lejohet të tërheqin një pjesë të Trustit
-
Auditori gjen mangësi në pensionet e dyfishta dhe pensionet për personat e punësuar