Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës.
Ata gjatë kësaj proteste kanë kërkuar që të lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të Qeverisë për pakon e rimëkëmbjes, ani pse projektligji ende nuk është miratuar edhe pas tentimit disa herë në Kuvend, transmeton KOHA.
Nënkryetari i sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka thënë se tërheqja e një pjese të trustit është më se e nevojshme në këtë kohë.
Ai iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit, në të kundërtën, sipas tij, sërish do të ketë protesta të tjera.
Qeveria Hoti ka propozuar që në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të përfshihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të mjeteve në Fondin Pensional.
Megjithatë, projektligji s’ka arritur asnjëherë të marrë shumicën në Kuvend.
-
Punëtorë të KEK-ut me protestë kërkojnë t’u lejohet të tërheqin një pjesë të Trustit
-
Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik në KEK
-
Qytetarët kërkojnë t'u lejohet tërheqja e parave nga Trusti
-
Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë tërheqjen e Trustit
-
Me protestë kërkohet lejimi i tërheqjes nga Trusti