Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

TKZ-ja me aksion para Bashkisë së Korçës kërkon të tërhiqet ftesa për Bregoviqin

Tifozat Kuq e Zi me një aksion simbolik sot para zyrave të Bashkisë së Korçës kanë kërkuar që të tërhiqet ftesa për këngëtarin serb Goran Bregoviq.

Zyrat e Bashkisë së Korçës janë sulmuar me ngjyrë të kuqe.

“Ky ishte një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që ta tërheqin ftesën për Goran Bregoviqin. Ne nuk do të ndalemi deri në arritjen e qëllimit. #bojkotobregovicin”, është shkruar nga TKZ-ja në Facebook.