Tifozat Kuq e Zi kanë treguar se po përballen me represion psikologjik nga autoritetet policore në shumë prej qyteteve të Shqipërisë për shkak të thirrjeve të tyre për bojkotim të këngëtarit serb Goran Bregoviq, në festën e birrës në Korçë.
TKZ-ja përmes një postimi në Facebook ka thënë se prej dy ditësh anëtarët e saj janë shoqëruar në komisariate dhe u është ushtruar dhunë psikologjike, sipas tyre, për shkak të aksioneve kundër Bregoviqit.
“Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë”, ka shkruar TKZ.
Megjithëkëtë, kanë shtuar se nuk zmbrapsen dhe nuk frikësohen, ndërsa ka përsëritur thirrjen “Tërhiqeni ftesën për Bregoviqin”.
Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e...
Posted by Tifozat Kuq e Zi on Wednesday, August 18, 2021
-
TKZ-ja me aksion para Bashkisë së Korçës kërkon të tërhiqet ftesa për Bregoviqin
-
Rama i quan mendjefikur ata që kritikuan ardhjen e Goran Bregoviqit në Korçë
-
VV në Shqipëri: Gazin lotsjellës në Korçë nuk e organizuam ne
-
Bregoviqi “ndez” Korçën me muzikë rome, gazi lotsjellës mbetet periferik
-
Masa të rrepta sigurie sonte në Korçë për shkak të performancës së Goran Bregoviqit