Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri, e ka mohuar se ka organizuar hedhjen e gazit lotsjellës të dielën mbrëma në Korçë, në koncertin e Goran Bregoviçit.
“Marrë parasysh "lajmet" që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021”, thuhet në reagimin e VV-së, Qendra në Shqipëri.
Ndërkohë, Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur sot se një 21-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për gjuajtjen e gazit lotsjellës në Festën e Birrës në Korçë.
-
Hodhi gaz lotsjellës gjatë koncertit të Goran Bregoviqit, arrestohet 21-vjeçari
-
Bregoviqi “ndez” Korçën me muzikë rome, gazi lotsjellës mbetet periferik
-
Masa të rrepta sigurie sonte në Korçë për shkak të performancës së Goran Bregoviqit
-
VV-ja në Shqipëri me aksion kundër performimit të Bregoviqit
-
TKZ-ja thotë se policia po ushtron dhunë psikologjike ndaj anëtarëve të saj për shkak të Bregoviqit