Një 21 vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka hedhur gaz lotsjellës gjatë Festës së Birrës. Në vendngjarje u sekuestrua një kapsollë e paplasur.
Sipas policisë së Shqipërisë, mbrëmë gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cenimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cenonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit.
“Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut. Gjatë shoqërimit të shtetasit R.L, për në ambientet e Komisariatit, shtetasi tjetër F. K., ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës. Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.
-
VV në Shqipëri: Gazin lotsjellës në Korçë nuk e organizuam ne
-
Bregoviqi “ndez” Korçën me muzikë rome, gazi lotsjellës mbetet periferik
-
Masa të rrepta sigurie sonte në Korçë për shkak të performancës së Goran Bregoviqit
-
21 të arrestuar nga protesta e opozitës në Shqipëri, 16 policë të lënduar
-
Berisha: Në protestën e djeshme u hodh gaz lotsjellës i skaduar