Kosova ka blerë vilën e dikurshme të komedianit të ndjerë Spike Milligan dhe do ta zhvendosë Ambasadën e saj në Britani të Madhe në këtë ndërtesë që gjendet në “Hyde Park”, raporton “The Telegraph”.
Vila raportohet se ka vlerë 6.5 milionë funte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se marrëveshjen për blerjen e pronës e ka bërë ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti.
Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe aktualisht gjendet në “John Street” në Holborn të Londrës.
Milligan dhe autori Eric Sykes kishin blerë pronën prej 5697 metra katrorë në vitin 1967, duke e bërë atë seli të “Associated London Scripts”.
Vila, që është ndërtuar në vitet 1890-ta, ka një seri të dhomave të mëdha në katin përdhese dhe katin e parë, ka tavane të larta dhe dritare të gjata. Është me lokacion në një prej zonave më të kërkuara për ambasada.
Stafi i Ambasadës së Kosovës raportohe se planifikon të bartet në pronën e re pasi të përfundohet puna e renovimit.
Marrëveshja mësohet se është aranzhuar nga “Beauchamp Estates”.
KOHA ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve. Po ashtu pyetje i janë dërguar edhe ambasadorit Ilir Kapiti.