Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti konfirmon blerjen e vilës së komedianit britanik për ta shndërruar në Ambasadë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se Kosova ka blerë vilën e dikurshme të komedianit të ndjerë britanik, Spike Milligan, për ta shndërruar në Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe.

Një ditë më parë, për blerjen e vilës në vlerë 6.5 milionë funtesh raporti prestigjiozja britanike “The Telegraph”. Pas raportimit, Kurti ka reaguar në rrjete sociale duke u shprehur i lumtur për këtë blerje.

“I lumtur të njoftoj që Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe ka adresë të re dhe se së shpejti do të lëvizë në “Hyde Park” në një shtëpi që dikur ka qenë pronë e komedianit të ndjerë Spike Milligan. Jemi të nderuar me historinë kulturore që përmban lokacioni dhe synojmë të forcojmë lidhjet tona me Britaninë nga aty”, ka shkruar Kurti në Twitter.

{gallery}

Për këtë ka shkruar edhe ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti.

Edhe “The Telegraph”: Vila e dikurshme e komedianit Spike Milligan do të kthehet në Ambasadë të Kosovës në Britani Arbëri “The Telegraph”: Vila e dikurshme e komedianit Spike Milligan do të kthehet në Ambasadë të Kosovës në Britani

“Së shpejti në shtëpinë e re dhe të përhershme të Republikës së Kosovës - në Mbretërinë e Bashkuar. Si gjithnjë, dyert tona do të jenë të hapura për mërgatën e cila gjithmonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuoj për Kosovën. Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohen edhe më tej - Urime Kosovë!”, ka shkruar Kapiti në Facebook.

Image

Siç ka shkruar “Telegraph”, marrëveshjen për blerjen e pronës e ka bërë ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti.

Milligan dhe autori Eric Sykes kishin blerë pronën prej 5697 metra katrorë në vitin 1967, duke e bërë atë seli të “Associated London Scripts”. Vila, që është ndërtuar në vitet 1890-ta, ka një seri të dhomave të mëdha në katin përdhese dhe katin e parë, ka tavane të larta dhe dritare të gjata. Është me lokacion në një prej zonave më të kërkuara për ambasada.

Stafi i Ambasadës së Kosovës raportohet se planifikon të bartet në pronën e re pasi të përfundohet puna e renovimit.

Marrëveshja mësohet se është aranzhuar nga “Beauchamp Estates”.

Edhe Hargreaves: Kapitulli i ri me Kosovën të fokusohet te biznesi dhe investimet Arbëri Hargreaves: Kapitulli i ri me Kosovën të fokusohet te biznesi dhe investimet

Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria pati miratuar vendimin për nisjen e procedurës për blerje të objekteve në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit. Deri tash, Kosova ka nën pronësi objektet për ambasada në Bruksel dhe Tiranë.