Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe për dialogun Kosovë – Serbi.
Hargreaves në një postim në Facebook ka thënë se në takim është diskutuar për shpresën që procesi zgjedhor të zhvillohet i qetë dhe të mundësohet formimi i shpejt i institucioneve të Kosovës.
“Sot takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam për fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejt të institucioneve në vitin e ri. Kjo është thelbësore për përparimin urgjent që duhet në fusha të tilla si buxheti shtetëror. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme ta rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe të marrë masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve joshumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Mbretëri e Bashkuar – Kosovës me qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Jonathan Hargreaves në Facebook.
-
Ambasadori britanik uron që këto zgjedhje të jenë të fundit për këtë vit
-
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë për zgjedhjen e presidentit
-
Sundimi i ligjit e formimi i institucioneve në fokus të takimit të Kurtit me ambasadorin britanik dhe atë suedez
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë, thelbësor për integrimin evropian