Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka bërë sot homazhe të shtatorja e Heroit, Zahir Pajaziti, në Prishtinë me rastin e 21-vjetorit të rënies së tij dhe të Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.
Thaçi tha se rënia e këtyre heronjve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së, kanë bërë kthesën e madhe në lëvizjen kombëtare se në Kosovë kishte filluar një etapë e rezistencës së armatosur masive.
‘Si gjithmonë edhe sot kujtojmë me respektin më të lartë heronjtë e kombit, komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajazitin, Edmondin, Hakifin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre të rënë për lirinë e Kosovës. Rënia e këtyre heronjve të kombit, komandantëve bëri kthesën e madhe në lëvizjen kombëtare të Kosovës por edhe tek bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë po fillon një etapë e re, etapë e rezistencës së armatosur masive, prandaj sot kujtojmë me epitetin më të lartë institucionet e Kosovës, gjithë kombi i Kosovës këta tre heronj të kombit që me sakrificën e tyre e masivizuan rezistencën, sollën unitet qytetar dhe vëmendje ndërkombëtare për Kosovën”, tha Thaçi.
{gallery}
-
Thaçi: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kishin vizion të qartë për liri dhe pavarësi
-
Rënia e Zahir Pajazitit, që i dha hov shtimit të radhëve të UÇK-së
-
Osmani: Pajaziti me bashkëluftëtarët Zejnullahu e Hoxha u bënë lajmëtarë të lirisë
-
28 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës
-
Në 27-vjetorin e rënies kujtohen Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha