Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas rrahjes që iu bë gazetarit Vehbi Kajtazi.
Thaçi ka thënë se duhet të mos lejohet që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësive, transmeton Koha.net.
Ka thënë se puna e gazetarëve duhet të jetë liri e shprehjes dhe me vlera demokratike.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Si shoqëri s’duhet të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë apo i zgjidhjes së problemeve që mund t’i kemi. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës ndaj gazetarëve.
Puna e tyre, liria e medias, liria e shprehjes, janë vlera demokratike mbi të cilat ne po e ndërtojmë shoqërinë tonë. HTH
Artikuj të ngjashëm