Lëvizja Vetëvendosje dënon rëndë sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
“Ky është i papranueshëm dhe duhet të hetohet e dënohet sa më parë prej organeve të rendit. Lajmet e tilla nuk guxojnë të bëhen normale”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje thuhet se ngjarjet e tilla nuk bën të ndodhin dhe duhet të dënohen nga të gjithë. Liria e shprehjes duhet të jetë e garantuar edhe si fakt e realitet, jo vetëm në tekstet e këtij shteti të dobët.
“Një vend i pasigurt për gazetarët, është i pasigurt për të gjithë”, thuhet në reagim, transmeton Koha.net.
“I urojmë z. Kajtazi shërim dhe që ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje. Duhet të gjejë forcë që të mos dorëzohet para këtyre veprimeve kriminale”.