Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media dënon gjuhën e përdorur nga presidenti Hashim Thaçi, ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Fitim Gashi, në konferencën e sotme për medie duke i thënë atij se “unë në emër të Vuçiqit sikur që flisni ju nganjëherë nuk mund të flasë”.
Etiketimi dhe diskursi i përdorur nga presidenti ndaj gazetarit Gashi për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është i papranueshëm dhe përbën cenim të integritetit profesional të punës së gazetarëve dhe të medieve.
AGK kërkon nga presidenti Thaçi që mos të përdorë akuza dhe etiketime të pabaza ndaj gazetarëve dhe mediumeve që ata përfaqësojnë. AGK i bënë thirrje presidentit Thaçi, që të distancohet nga gjuha e tillë linçuese dhe të tregohet më i përmbajtur në respektimin e punës së gazetarëve.
-
Kurteshi e sulmon sërish AGK-në e mediat, Federata e Gazetarëve i kërkon Kurtit të marrë masa
-
AGK-ja dënon ashpër sjelljen agresive të Sami Kurteshit
-
AGK-ja i bën thirrje Osmanit të heqë dorë nga sulmet ndaj gazetarëve
-
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të Ramës ndaj gazetares së KOHËS
-
AGK-ja e dënon gjuhën e Kurtit ndaj mediave, e quan sulm të papranueshëm