Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën botërore të lirisë së shtypit, ka kërkuar nga gazetarët që të vazhdojnë me punën e tyre profesionale për të forcuar demokracinë e Kosovës.
“Gazetarët sot po e shënojnë në mënyra të ndryshme 3 Majin, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Kosova fatmirësisht ka shumë gazetarë të mirë, me integritet të lartë dhe profesionistë të mirëfilltë, që në rrethana shumë të vështira e kanë mbajtur gjallë raportimin e drejtë dhe të paanshëm për qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Liria dhe pavarësia e Kosovës janë meritë edhe e shumë brezave të gazetarëve të Kosovës, që me guxim e përkushtim e raportuan të vërtetën për çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Prandaj edhe në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ftoj të gjithë gazetarët që të vazhdojnë me punën e tyre profesionale, hulumtuese dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe të shtetit tonë”, ka shkruar ai.
-
Politikanët kosovarë thonë se mediat janë ndër shtyllat kryesore të demokracisë
-
Mustafa ua uron gazetarëve Ditën Botërore të Lirisë së Mediave
-
Thaçi: Nuk do të kalojë asnjë ligj që cenon lirinë e shprehjes
-
Gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve
-
Haxhiu: Kur lajmi ngatërrohet me manipulim, demokracia dobësohet