Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi të botuar në Facebook ua ka uruar gazetarëve Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, duke theksuar se mediat dhanë kontribut të pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës dhe arritjen e pavarësisë.
Postimi i plotë i Mustafës:
Të gjithë punonjësve të mediave, gazetareve dhe gazetarëve të Kosovës, Urime 3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Mediave! Mediat dhanë kontribut të pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës, arritjen e pavarësisë, ndërtimin e shtetit dhe fuqizimin e shtetësisë. Mediat e lira dhe profesionale janë sot partner i zhvillimit ekonomik, proceseve integruese euroatlantike dhe fuqizimit të shtetit të së drejtës e luftës kundër dukurive negative. Avancimi i vazhdueshëm i pavarësisë së mediave u konfirmua së fundi edhe nga Freedom House dhe shumë mekanizma të tjerë kredibil ndërkombëtarë. Urime!
-
Thaçi kërkon nga gazetarët që të vazhdojnë raportimin e drejtë
-
Mustafa: Kurti s’do të vinte në pushtet pa përkrahjen e shumë mediave
-
Osmani: Liria e medias, shtyllë e një demokracie të lulëzuar
-
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
-
Politikanët kosovarë thonë se mediat janë ndër shtyllat kryesore të demokracisë