Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, tha sot se e ka admiruar gjithmonë punën e gazetarit, në veçanti gjatë luftës, kur ka parë se si gazetarët punonin në rrezik, vetëm e vetëm të shpërndanin në botë informatën.
“Në ato rrethana kam kuptuar se sa është e rëndësishme përkrahja e lirisë së shtypit”, tha Presidenti dhe theksoi se e vlerëson pavarësinë e transmetuesit publik nga ndikimi politik, raporton kp.
“Ftoj edhe një here të mos cenohet pavarësia editoriale e transmetuesit publik. Më lejoni të dënoj çdo kërcenim ndaj gazetarëve. E përshëndes edhe një herë ndryshimin e propozimeve të ligjit. Në Kosovë nuk do të kalojë asnjë ligj, që cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtës për të informuar”, tha Thaçi
-
Thaçi kërkon nga gazetarët që të vazhdojnë raportimin e drejtë
-
Thaçi thotë se askush nuk mund ta destabilizojë vendin e t’i bllokojë institucionet
-
Politikanët kosovarë thonë se mediat janë ndër shtyllat kryesore të demokracisë
-
Thaçi: Të kujdesemi për punëtorët
-
Thaçi: Kurti shkeli Kushtetutën – qytetarët s’janë të obliguar të respektojnë këtë vendim