Është arrestuar nga Policia e Kosovës Fitim Thaqi, pasi përmes rrjetit social Facebook ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi.
“Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale Facebook, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është duke pranuar mesazhe kërcënuese. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm policor.
Kajtazi ka lajmëruar Policinë e Kosovës edhe ditë më parë se ka pranuar mesazhe kërcënuese nga Thaqi, madje, ai ka përdorur edhe gjuhë të urrejtjes si “bashkëpunëtor i Serbisë, anti UÇK”, etj.
Kajtazi, ka ngritur kallëzim penal ndaj Fitim Thaqit, pasi nga ai ishte kërcënuar edhe më herët, kjo krejt në lidhje me punën që ai e bën si gazetar.
-
Arrestohet i dyshuari për kanosjen e të miturit me publikim të fotografive
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar