Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjeteve sociale.
Sipas njoftimit, Policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar, K.P 1980 dhe vendbanimin e tij, me ç ‘rast njoftohet se e kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Kërcënoi një grua nëpërmjet rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari
-
Prokuroria nis hetimet për personin që dyshohet se kanosi Thaçin
-
Kërcënohet një polic në Lipjan
-
Arrestohet një person në Lipjan, shpërndau përmbajtje ofenduese ndaj një zyrtari policor
-
Arrestohet një person, dyshohet se me e-mail kërcënoi Prokurorinë, Policinë e UP-në