Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar policinë e Kosovës që të grumbullojë informatat lidhur me personin A.G. që dyshohet se ka kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas njoftimit nga prokuroria, A.G. dyshohet se ka kërcënuar Thaçin përmes rrjetit social Facebook.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë, ishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.P. për veprën “kanosje” pasi po ashtu ai dyshohet të ketë kanosur presidentin përmes Facebookut.
-
Kërcënohet një person në rrjetet sociale
-
Ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se kanosi Thaçin
-
Arrestohet personi i cili kërcënoi Thaçin përmes rrjeteve sociale
-
Ndalohet një i dyshuar për kërcënimin e gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së “Betimit për Drejtësi”
-
Aktakuzë ndaj Klinakut dhe një personi tjetër për kanosje ndaj Kurtit