Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (shitës i mallrave ilegale) se ka kanosur me jetë stafin e “Betimit për Drejtësi“, gjegjësisht gazetaren hulumtuese Alberta Hashani dhe kameramanin Dituron Aliu.
Lajmi u bë i ditur nga raporti policor 24-orësh.
“Është arrestuar një mashkull kosovar, si i dyshuar për kanosje ndaj dy gazetarëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Stafi i mediumit u kërcënuan derisa po zhvillonin një hulumtim që do të shfaqet në shtator.
“Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazhin kërcënues.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet një i dyshuar për kërcënimin e gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së “Betimit për Drejtësi”
-
Kërcënohen me jetë gazetarja dhe kameramani i “Betimi për Drejtësi”
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetari
-
Aktakuzë ndaj një personi në Viti për kanosje ndaj gazetarëve