Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tetë milionë euro të planifikuara për investime kapitale në vitin 2019 në Pejë

Drejtuesit e Komunës së Pejës kanë nisur me mbajtjen e dëgjimeve publike me qytetarë në bashkësitë territoriale në zonën urbane dhe atë rurale për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Në këto 13 dëgjime publike sa janë planifikuar të mbahen deri më 25 korrik, varësisht nga kërkesat e dala, do të përcaktohen prioritetet e këtyre mjediseve, të cilat më pas nga ekzekutivi do të përfshihen në planifikimin e buxhetit për vitin 2019, ku Komuna ka planifikuar rreth 8 milionë investime kapitale, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, ka njoftuar se këto dëgjime janë planifikuar të mbahen në orët e mbrëmjes më qëllim që të ketë sa më shumë qytetarë. “Presim të marrim qarkoren e dytë buxhetore nga Ministria e Financave me kufijtë finalë të buxhetit, i cili nuk do të ketë më ndryshime. Kurse Komuna ka filluar përgatitjen e listës së projekteve për vitin e ardhshëm, bazuar në kërkesat dhe prioritetet e qytetarëve që do të dalin nga këto dëgjime publike”, tha Abazaj.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)