Komuna e Pejës në planin e saj të investimeve kapitale për vitin 2018 ka planifikuar 6.7 milionë euro për projekte në fusha të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo shumë e planifikuar për investime kapitale, siç thotë drejtori komunal i Financave, Jeton Abazaj, është më i madhi që Komuna ka akorduar të shpenzojë këtë vit, krahasuar me vitet e kaluar.
“Këtë vit Peja planifikon 6.7 milionë euro investime kapitale, që është shuma më e madhe e buxhetit për investime kapitale deri tashti në këtë komunë gjatë një viti nga arka komunale. Kjo shumë është historike për Komunën e Pejës”, thotë Abazaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Peja rrit mbi 1.3 milionë euro investimet kapitale për vitin 2019
-
Kuvendi i Pejës miratoi buxhetin për vitin 2022
-
Komuna e Pejës planifikon 10.5 milionë euro investime kapitale për vitin 2021
-
Në Pejë, vetëm 2.7 milionë euro për projekte kapitale këtë vit
-
Tetë milionë euro të planifikuara për investime kapitale në vitin 2019 në Pejë