Lista përfundimtare nga Komuna e Pejës për projektet e reja të planifikuara për këtë vit është më e varfër në krahasim me katër vjetët e kaluar të mandatit të parë të kësaj qeverie lokale.
Në këtë listë përfundimtare të prokurimit për projektet e planifikuara për kontraktim të punës për vitin fiskal 2018 janë vetëm 26 projekte kapitale në vlerë të përgjithshme prej 2 milionë e 700 mijë eurosh, kryesisht për investime në infrastrukturën e re shkollore, atë rrugore, kanale të ujitjes e kanalizime dhe rregullimin e hapësirave publike, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo shumë dhe numri i projekteve të reja për një vit është më e ulëta e kësaj qeverie lokale prej që është në pushtet nga vitit 2014.
“Ajo që është në planifikim është baza për sivjet e tenderëve për publikim”, thotë menaxheri i Zyrës komunale të prokurimit në Pejë, Xhemë Berisha. Ky numër i projekteve mund të shtohet, por pa leje të organeve gjegjëse të prokurimit në nivel qendror, komuna vetë nuk mund ta bëjë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Rreth 1 milion euro për asfalt në Pejë
-
Komuna e Pejës planifikon sivjet afro 7 milionë euro investime kapitale
-
Komuna e Fushë-Kosovës shpenzon vetëm 4 për qind të mjeteve për projekte kapitale
-
Kuvendi i Pejës miratoi buxhetin për vitin 2022
-
Komuna e Pejës planifikon 10.5 milionë euro investime kapitale për vitin 2021