Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Termokosi i varur nga KEK-u, ka mazut vetëm për 10 ditë

Dita e mërkurë për qytetarët e Prishtinës nisi pa ngrohje qendrore nga “Termokosi”.

Një rrjedhë në kaldajën e njësisë B të KEK-ut ishte arsyeja që “Termokosi” nuk u furnizua me avull.

Për shkak të furnizimit 24 orë me ngrohje qendrore, qytetarët shpresojnë që të mos detyrohen të përdorin rrymën si alternativë nëse vazhdojnë problemet me ngrohtoren e qytetit.

Si pasojë e mosngrohjes, edhe disa shkolla të qendrës së Prishtinës u detyruan të punonin një ndërrim me orar të përgjysmuar. Në shkollën “Hasan Prishtina” një 6 vjeçar u raportua si i humbur pasi që u lirua nga shkolla para orarit të rregullt. Fëmija u gjet pasdite në Ulpianë.

Shpresa Shala, drejtoresha e shkollës “Xhemail Mustafa”, paralajmëroi se mësimi online mbetet opsion nëse ka probleme me ngrohjen.

Edhe Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta Arbëri Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta

“Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe temperaturave të ulëta, ndërrimi i pasdites do të jetë me orar të shkurtër. Mirëpo, për ditën e nesërme, mbetemi të jemi në kontakt me Drejtorinë e Arsimit, dhe me Termokosin, dhe nëse do të rregullohet mësimi vazhdon normalisht, nëse jo do të marrim vendim a do të shkojmë online apo jo”, u shpreh Shala.

Ngrohja me avull u rikthye ditën e enjte, me sanimin e defektit në termocentralin “Kosova B”. Sipas kryeshefit ekzekutiv, Arsim Fetahu, ngrohja me mazut është bërë vetëm për 12 orë. Ai ka thënë se shpresojnë që KEK-u të mos ketë probleme. Në Termokos sipas tij kanë rezerva mazuti për ngrohje nga 7 deri në 10 ditë.

Mungesa e ngrohjes, si dhe paralajmërimet për shtrenjtimin e rrymës kanë nxitur shqetësimin e qytetarëve. Ata thonë se presin zgjidhje të shpejtë.

Qytetarët e Prishtinës ditëve të fundit po përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike, për shkak të punimeve nga ana e KEDS. Sipas zëdhënësit Adlum Ramadani, ditëve në vazhdim mund të përkeqësohet gjendja për shkak të krizës.

Edhe Termokosi do t’i kthehet mazutit nëse s’rregullohet furnizimi nga KEK-u Arbëri Termokosi do t’i kthehet mazutit nëse s’rregullohet furnizimi nga KEK-u

“Konsumatorët nuk po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike, por për shkak të punimeve të domosdoshme për të krijuar një infrastrukturë e cila do ta përballojë mbingarkesën dhe në këtë rrjedhojë KEDS është duke bërë përpjekjen maksimale të përmirësojë furnizimin e qëndrueshëm për konsumatorët tanë. Është duke bërë importe të vazhdueshme e cila nuk po arrihet të bëhet në vendin tonë dhe në këtë rast po mundësohet që konsumatorët tanë të mos ndikohen me krizën që e ka kapur vendin, mirëpo situata në ditët në vijim do të përkeqësohet me rënien e temperaturave dhe edhe ne si kompani bëjmë apel që të shfrytëzohet sa më racionaliste dhe përmes këtij shfrytëzimi të energjisë racionale të mos afektohet në tarifat e ardhshme që do ndërmerren nga ZRRE”, tha Ramadani.

Ndryshe, KEDS-i ka bërë kërkesën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 7 për qind që nga 1 dhjetori.