Ndërmarrja publike Termokos ka njoftuar se do t’i kthehet sistemit të vjetër të funksionimit me mazut për ngrohje, në rast se nuk rregullohet çështje e furnizimit me avull nga KEK-u.
Të mërkurën Termokosi ndërpreu ngrohjen duke u ankuar në pamundësi të furnizimit me avull nga KEK-u. KEK-u ka thënë se problemi ka qëndruar në njërën njësi të termocentralit Kosova B. Sipas KEK-ut, çështja pritet të rregullohet deri të enjten.
Nga Termokosi i kanë thënë KOHËS se do t’i kthehen furnizimit të vjetër, atij me mazut, vetëm nëse nuk rregullohet deri nesër furnizimi nga KEK-u. Se përse s’është lëshuar sot sistemi me mazut, nga kjo ndërmarrje kanë thënë se kalimi në mazut do të merrte kohë aq sa zgjat rregullimi i furnizimit nga KEK-u.
Nga Termokosi kanë thënë se kanë mjaftueshëm mazut për ngrohje.
Sistemi i furnizimit të Termokosit ka ndërruar viteve të fundit. Me projektin e kogjenerimit është synuar përmirësimi i sistemit të ngrohjes qendrore. Në këtë rast përdoret uji i ngrohtë që vjen nga termocentrali “Kosova B”. Janë investuar miliona euro në këtë projekt.
-
Termokosi edhe sot vazhdon ngrohjen me mazut
-
Termokosi i varur nga KEK-u, ka mazut vetëm për 10 ditë
-
Nis punën blloku B1, e me të edhe ngrohja qendrore për Prishtinën
-
KEK: Njësia A4 do t’i nënshtrohet remontit vjetor, ndalet sonte
-
KEK-u njofton për telashe me elektrofiltra në termocentralin “Kosova A”