Mosfurnizimi i “Termokosit” me avull nga KEK-u ka bërë që ngrohja të nis përdorimin e mazutit.
Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, ka konfirmuar për Kohën se deri tash gjithçka po shkon sipas planit dhe se nuk ka ndonjë telashe.
Uka, madje ka thënë se kanë se ka mjaftueshëm mazut për ngrohje.
Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka njoftuar se deri sot nuk do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore, çka bëri që dje të ndërpritet ngrohja në Kryeqytet nga Termokosi. KEK-u ka thënë se problemi ka qëndruar në njërën njësi të termocentralit Kosova B.
Artikuj të ngjashëm
-
Termokosi do t’i kthehet mazutit nëse s’rregullohet furnizimi nga KEK-u
-
Termokosi njofton se është rikthyer furnizimi me ngrohje
-
Termokosi ndal nga nesër ngrohjen për shkak të një njësie të Kosovës B
-
"Termokosi" njofton nisjen e furnizimit me avull nga KEK-u për sezonin ngrohës
-
Nis punën blloku B1, e me të edhe ngrohja qendrore për Prishtinën