Protesta e sotme para parlamentit të Shqipërisë u shoqërua me tensione, teksa policia njofton se ka shoqëruar 18 protestues në Polici, të përfshirë në akte dhune.
Gjatë përplasjeve mbetën të lënduar nëntë efektivë policie, si dhe u lëndua një protestues.
Tensione në Tiranë, protestuesit qëllojnë deputetët me vezë e përplasen me policë
Qytetarët në Tiranë kanë vazhduar protestën të enjten në mëngjes kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Ata janë mbledhur para Parlamentit, aty ku pas orës 10:00 nisi seanca plenare.
Mediat në Shqipëri raportojnë se ka pasur incidente, pasi protestuesit kanë qëlluar me vezë deputetët. Tetë persona janë shoqëruar në Polici. Tre efektivë policie janë lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Edhe
Protestuesit gjuajnë me gurë policët në Shqipëri, nëntë të plagosur e 20 të arrestuar
Masat e sigurisë rreth Parlamentit janë shtuar që para nisjes së tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës, janë pozicionuar një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.
Protestuesit kanë tentuar ta çajnë kordonin e policisë dhe ka pasur përplasje me forcat e rendit. Policia është kundërpërgjigjur me spraj lotsjellës, raportoi Euronews.
Paraprakisht, disa protestues janë futur brenda një lokali ku ndodheshin deputetët dhe i kanë qëlluar me vezë dhe miell.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancë me arsyetimin se "Kuvendi është rrethuar nga qindra efektivë policie për të shuar zërin e qytetarëve që protestojnë".
Edhe
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
Të martën gjithashtu, protestuesit zhvilluan një protestë para Parlamentit ku u regjistruan disa incidente. Situata u tensionua ku pati përplasje fizike dhe hedhje të mjeteve piroteknike.