Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tetë të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre një deputet

protesta

Tetë persona janë paraqitur në spitalet universitare në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor, pasi janë lënduar gjatë protestës së sotme.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtar policor, dy përfaqësues të mediave dhe katër protestues.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur gjashtë persona: deputeti, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria ka njoftuar se të gjithë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe më pas janë larguar nga spitali.

Ndërkaq, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) kanë kërkuar trajtim mjekësor një polic dhe një përfaqësues i medias.

Lexo përditësimet tjera
tirane

Tensione në ditën e 12-të të protestave në Shqipëri