Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

14 të lënduar nga protesta e sotme në Tiranë, një protestues shtrohet në spital

protesta

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se 14 persona janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), pasi janë lënduar gjatë protestës studentore sot në Tiranë.

Sipas njoftimit, në mesin e të lënduarve janë nëntë protestues, katër pjesëtarë të policisë dhe një kalimtar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

Nga nëntë protestuesit, një është shtruar në spital, ndërsa tre të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar. Nga katër pjesëtarët e policisë, dy kanë marrë trajtim dhe janë larguar nga spitali.

Ndërkohë, njëri nga policë po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.

Lexo përditësimet tjera
protesta

Kaos në Tiranë: Policia gjuan me plumba gome, protestuesit e djegin një veturë