Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestuesit gjuajnë me gurë policët në Shqipëri, nëntë të plagosur e 20 të arrestuar

Shqiperia ne proteste

Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë pati paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.

Disa prej protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe gaz lotsjellës.

Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur shtatë efektivë policie, si dhe u lëndua një protestues. Sakaq policia ka shoqëruar 20 persona të cilët sulmuan me vezë makinat e deputetëve para parlamentit.

Mësohet se 9 policë janë të plagosur, e po ashtu edhe 5 protestues të lënduar./TCH