Teksa rinia e Partisë Demokratike të Kosovës po mbante aksion simbolik para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kryetares së saj, Arbnora Salihu, i ndodhi një incident.
Sipas fotove të siguruara nga KOHA, Salihut i është thyer xhami i veturës.
Nga aty, sipas raportimeve, janë vjedhur disa gjësende personale të Salihut dhe të aktivistëve të tjerë.
Kontaktuar nga KOHA, Salihu ka thënë se për momentin është duke dhënë deklaratë në Polici.
Artikuj të ngjashëm
-
Rinia Demokratike aksion simbolik për 1 Maj, ia kujton Qeverisë ikjen e profesionistëve
-
Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë
-
Rinia e PDK-së me aksion para MINT-it: Rinia largohet, Rozeta pasurohet
-
PDK mbledh kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues
-
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e denoncon rastin në Polici