Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë organizuar aksion simbolik te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Të rinjtë i janë drejtuar ministrisë me pankarta në duar.
“Rinia largohet, Rozeta pasurohet”, “Ju me zemër, na pa bukë”, “Kjo Qeveri nuke ka prioritet rininë”, e të tjera slogane ata kanë qëndruar para MINT-it.
Pas aktivitetit, aktivistët i kanë lënë pankartat para ndërtesës së ministrisë.
Disa incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale” ditë më parë ku përfshihet MINT-i kanë nxitur reagime në opinion. Sipas këtij mediumi, zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bisedojnë lidhur me nënshkrimin e një kontrate për rezervat shtetërore. Opozita akuzon ministren Hajdari se ka kontraktuar dhe paguar mall që nuk ka ardhur në Kosovë.
{gallery}
-
Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik, hedhin para Qeverisë “mashtrimet e Kurtit”
-
Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë për rrymën: Kurti po tallet me qytetarët
-
Rinia Demokratike aksion simbolik për 1 Maj, ia kujton Qeverisë ikjen e profesionistëve
-
Tahiri: Pas aksionit në MINT do të duhej të shkarkohej ministrja Hajdari
-
Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë