Shefi i Deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas aksionit që organet e drejtësisë kanë zhvilluar në Ministrinë e Industrisë dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi.
Në këtë aksion Policia ka arrestuar dy zyrtarë të MINT-it dhe Muharemin.
Sipas Tahirit sot do të duhej të shkarkohej edhe ministrja Rozeta Hajdari. “Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres Hajdari. Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurti”, ka shkruar Tahiri.
-
PDK: Ministrja Hajdari të shkarkohet menjëherë dhe të hetohet detajisht
-
Deliu-Kodra: Aksioni në MINT ka kuptim vetëm nëse shkarkohet Hajdari, kryeministër fjala për ty
-
PDK-ja kërkon që deri të premten të shkarkohet ministrja Hajdari
-
Konfirmohet aktakuza kundër ish-ministres Rozeta Hajdari
-
Aktakuzë ndaj ministres Hajdari dhe tre të tjerëve, dyshohen se dëmtuan buxhetin afro 3 mln euro