Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas aksionit që organet e drejtësisë kanë zhvilluar në Ministrinë e Industrisë dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi.
Sipas saj ky aksion do të ketë kuptim vetëm nëse shkarkohet ministrja Rozeta Hajdari.
“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për ‘Aferën Gruri&Vaji’ në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty!”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri: Pas aksionit në MINT do të duhej të shkarkohej ministrja Hajdari
-
PDK: Ministrja Hajdari të shkarkohet menjëherë dhe të hetohet detajisht
-
PDK-ja kërkon që deri të premten të shkarkohet ministrja Hajdari
-
Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, munguan Rozeta Hajdari e avokati i Lipovicës
-
Më 10 dhjetor nis gjykimi për korrupsion ndaj Hajdarit dhe të tjerëve në rastin e “Rezervave shtetërore”