Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar siç e quajti – ftesë-thirrjen për protestën e së premtes që do të mbahet në Tiranë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Rama tha se kërkesën nga organizatorët për postimin e njoftimit e ka pranuar me kënaqësi.
“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje. LIRIA KA EMËR. Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT ”, ka shkruar në Facebook, kryeministri Rama.
-
Rama: Asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën e çlirimtarët e saj
-
“Liria ka Emër” thërret marsh më 1 tetor, inicion peticion qytetar
-
“Liria ka Emër” thërret marsh më 1 tetor, inicion peticion qytetar
-
“Liria ka Emër” fton për pjesëmarrje në marsh, Kurti e Abdixhiku s’i përgjigjen ftesës për fjalim
-
Në Tiranë vazhdon të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama