Dedaj dhe ambasadorët tjerë...
Të martën “Koha Ditore” sjellë emrat e ambasadorëve të rinj të dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi, në mesin e të cilëve është edhe i shumëpërfoluri zëvendës ministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj, deklarimet anti-turke të të cilit shkaktuan reagime të ashpra nga deputetët minoritarë, por edhe distancim nga vet Qeveria e Kosovës.
E megjithatë, Dedaj u shpërblye me postin e ambasadorit të Kosovës në Shkup.
Dhe, Dedaj nuk është i vetmi që u dekretua nga Thaçi.
Derisa zyrtarisht as Qeveria e as Presidenca nuk i kanë dhënë emrat e ambasadorëve të rinj, “Koha Ditore” të martën i sjellë ata dhe vendet ku ata do të shërbejnë.
Në mesin e tyre, janë edhe disa emra të PDK-së, por ka edhe që kohë më parë e kishte braktisur shërbimin diplomatik për punë në qeveri, dhe tani kur ka mbetur pa post qeveritar i kthehet diplomacisë.
Për më tepër, lexoni të martën në “Koha Ditore”.